back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeA do të mbajë ftohtë sikurse sot edhe gjatë javës, tregojnë meteorologë

A do të mbajë ftohtë sikurse sot edhe gjatë javës, tregojnë meteorologë

Të ngjajshme

Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se iu përkasin viktimave të luftës

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur kanë njoftuar se...

Eugen Cakolli : VV nuk mundet me thirrë seancë pa i dëshmuar presidentes se i kanë 61 numra

Pas raportimeve se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e...

Diola dhe Erolldi udhëtojnë në këtë vend ekzotik

Pas një udhëtimi të paharrueshëm në Japoni për ditëlindjen...

Kosova që nga dita e djeshme është duke u përballur me temperatura shumë të ftohta të cilat rezultuan edhe me reshe të borës në disa vende.

Temperatura të tilla pritet që të ketë edhe gjatë tërë javës. Ndërsa ato maksimale  thuhet se do të arrijnë deri në 3 gradë celsius.

Besim Ali nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tha për lajmi.net se temperatura më të ulta gjatë natës së sotme do të bien deri në -6 gradë celsius. Kurse, siç bëri të ditur ai, gjatë gjithë javës temperatura pozitive do të arrijnë deri në 3 gradë celsius.

“Të enjten ka mundësi që të ketë reshje të dobëta dëbore vende – vende. Reshje të intensitetit të lartë nuk do të ketë të paktën deri më 8 ose 9 dhjetor. Era do të fryn nga ana e veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi deri në 11 metra në sekondë”, tha ai ndër tjerash.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz