back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeSerbisë po i dhemb shumë Unioni i Bashkive Shqiptare

Serbisë po i dhemb shumë Unioni i Bashkive Shqiptare

Të ngjajshme

Real Madridi duket se e ka zgjedhur në qetësi çështjen Vinicius

Shpërthimi i Vinicius pas zëvendësimit të tij në minutën...

Adelina plot stil, po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka ndarë një...

Xhaferi: Kurti nuk do stabilitet, ai do krizë sepse është rritur në të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi ka...

Formacioni i javës në La Liga, tre të Realit në 11-she, një i Barcelonës

Ka përfunduar gjiro e dhjetë në La Liga. ‘El...

Lojë për fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze e ka quajtur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq Unionin e Bashkive Shqiptare që u formua këtë të hënë në Tiranë, fillimisht me Bashkinë e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës.

Mirëpo, vetë reagimin e tij i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ishte njëri prej nënshkruesve të këtij memorandumi e sheh si të atillë që e dëshmon të kundërtën e asaj çka Vuçiq deklaroi.

“Reagimet që erdhën nga Kuvendi, Presidenti dhe Kryeministri i Serbisë dëshmojnë se kjo nuk është “lojë fëmijësh”, por është platformë serioze e zhvillimit të hapësirës shqiptare në rajon”, tha Ahmeti për gazetametro.net

Për Ahmetin këto reagime janë të shfrenuara, por edhe të pakuptueshme.

“Nuk e kuptoj aspak reagimin e shfrenuar të autoriteteve në Serbi karshi një diskutimi e bashkëpunimi të sinqertë ndërshqiptar. Ne për synim kemi rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të komunave shqiptare në regjion dhe kjo nismë nuk duhet t’i pengojë askujt. Në qoftë se dikujt i pengon mirëqenia e shqiptarëve dhe zhvillimi jonë, atëherë është problem i tyre e jo i komunave tona”, theksoi kryetari i Prishtinës.

Për gazetametro.net, Ahmeti ka treguar më shumë edhe se çka paraqet ky bashkëpunim.

“Në fundjavën para Ditës së Flamurit, mbajtëm takimin e parë të Unionit të Bashkive Shqiptare, ku vendosëm që të krijojmë një platformë bashkëpunimi që do t’iu lejojë bashkive tona të intensifikojnë shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në fushat e urbanistikës, inovacionit, mjedisit, kulturës dhe formave të reja të financimit”, tha Ahmeti.

E po ashtu tregoi edhe se si do funksionojë ky bashkëpunim në fushat e planifikuara.

“Ne do të ngremë një Grup të Përhershëm Koordinator që ka për detyrë të ndërmjetësojë në mënyrë të pandërprerë komunikimin dhe bashkëpunimin konkret mes bashkive tona për të gjitha fushat e parashikuara në memorandumin apo çdo fushë tjetër me interes. E brenda këtij Unioni, do të shtohen edhe bashkitë edhe temat.”, tha tutje kryetari i Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz