back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeBora sjell aksidentet në kryeqytet

Bora sjell aksidentet në kryeqytet [foto/video]

Të ngjajshme

Avokati i Selimit: Policia e UÇK-së, tezë e Prokurorisë

Avokati i Rexhep Selimit nis me kundërargumentimin e pretendimit...

Ku ka zë s’ka pa asgjë, reperi kosovar ndahet nga gruaja e tij (Foto)

Muaj më parë u raportua për një krizë martese...

Çështja e presidentit, Rrahmani: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka folur rreth çështjet...

Reshjet e borës që filluan nga mbrëmë kanë bërë që rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, të shkaktojnë tollovi në komunikacion.

Në disa pamje të siguruara nga Koha.net, shihet se ka pasur edhe aksidente të shumta të vogla.

Në rrugën “Enver Maloku” të Prishtinës, e cila, sikurse edhe rrugët tjera, nuk është pastruar ende nga Komuna, shumë vetura kanë ngecur në rrugë ndërsa autobusët e Trafikut Urban nuk ia kanë mësyrë fare kësaj rruge.

Veç Prishtinës, lexues të Koha.net na kanë dërguar pamje edhe nga pjesë tjera të Kosovës, ku shihet se komunikacioni është rënduar, dhe kjo me gjasë vjen edhe si pasojë e mos-përshtatjes së veturave me kushtet dimërore, siç janë ndërrimi i gomave.

Në fshatin Llabjan të komunës së Pejës, qytetarët kanë raportuar se qarkullimi i automjeteve po bëhet me vështirësi të mëdha.

Gjithashtu, edhe në aksin rrugor Rahovec – Prishtinë, shihet se komunikacioni është rënduar tej mase.


Bora sjell aksidentet në kryeqytet by kohanet
Bora sjell aksidentet në kryeqytet – 1 by kohanet


Bora sjell aksidentet në kryeqytet – 2 by kohanet


Bllokohet aksin rrugor Rahovec – Prishtinë by kohanet

Të Fundit

Sport

ShowBiz