BallinaLajmeShqiptarët e Kosovës po festojnë Ditën e Flamurit

Shqiptarët e Kosovës po festojnë Ditën e Flamurit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Në Kosovë kanë nisur festimet për 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit kombëtar shqiptar, e cila është ditë pushimi me vendim të veçantë të qeverisë.

Kryeqyteti Prishtina dhe qytetet tjera tradicionalisht në 17 vitet e lirisë e 8 vitet e pavarësisë së Kosovës mbushen plot me famuj kuq e zi.

Në qytetin më të madh lindor, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur të premten pasdite një seancë solemne për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ku ka marrë pjesë edhe Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, e shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Qyteti i Pejës është i pari në Kosovë që hapi festimet e 104 vjetorit të pavaresisë së Shqipërisë. Komuna e Pejës në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” kanë organizuar aktivitetet “Java e Nëntorit” për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Në qytetin e Mitrovicës, Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizuan veprimtari në kuadrin e 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton RTK. Në aktivitetet festive mori pjesë edhe ambasadori shqiptar Minxhozi, i cili vizitoi edhe Kullën e heroit kombëtar, Isa Boletini. Me këtë rast u theksua se, Mitrovica gjithmonë ka qenë e njohur për burra të shquara që kanë bërë shumë për kombin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz