back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareLajm i madh për shqiptarët e Malit të Zi

Lajm i madh për shqiptarët e Malit të Zi

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur...
Hyrja e koalicionit shqiptar “Shqiptarët e vendosur” në kabinetin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, është përmbyllur me marrëveshjen që Tuzi vitin e ardhshëm ta merr statusin e komunës.

Sipas mediave serbe dhe malazeze, e gjithë ky tregim do të përmbyllet në sesionin pranveror të Kuvendit të Malit të Zi, kështu që Ligji për vetëqeverisje lokale do të ndryshohet, derisa Tuzi do ta ketë autonominë e plotë që të funksionojë si komunë, transmeton lajmi.net.

Mehmet Zenka, lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe pakicat, derisa shqiptarëve do t’ju takojnë pozita të zëvendësministrave dhe ndihmësve në disa ministri, por edhe pozita tjera në sektorin publik.

Në anën tjetër, shqiptarët do ta kenë për herë të parë edhe një nënkryetar të Kuvendit. Ai pritet të jetë Genc Nimanbegu.

Shqiptarët e Malit të Zi ka më shumë se dy dekada që kanë kërkuar që Tuzi të jetë komunë.

“Komuna e pavarur e Tuzit është kërkesë e jonë programore që shumë kohë dhe ne jemi e vetmja parti shqiptare e cila në vazhdimësi ka kërkuar që kjo të realizohet. Që të arrinim deri te ky qëllim, është dashur shumë gjëra të ndryshonin. Duhet të dihen kufijtë e komunës, deri ku duhet të shtrihet Malësia”, ka thënë për mediat serbe Mehmed Bardhu, lideri i Lidhjes Demokratike.

Tuzi nga viti i ardhshëm do të jetë sikur të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Do ta kontrollojë buxhetin e vet për pagesa të të punësuarve në administratë dhe vet do t’i përcaktojë prioritetet në rajonin e Malësisë. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz