BallinaLajmeZyra e rregullatorit ia ndalon KEDS-it ndërprerjen e energjisë elektrike

Zyra e rregullatorit ia ndalon KEDS-it ndërprerjen e energjisë elektrike

Të ngjajshme

Mos dilni pa krem mbrojtës nga dielli nga marsi deri në tetor

Banorët në Mbretërinë e Bashkuar po këshillohen të tregohen...

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë|

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe...

Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastrukturën energjitike në Riad

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbi kryeqytetin e Arabisë...

Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës është vrarë

Presidenti iranian Mazoud Pezeshkian ka konfirmuar se ministri i...

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që të marrë masa për t’ia ndaluar KEDS-it ndërprerjet e energjisë që ua bën kjo e fundit konsumatorëve kosovarë.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka shqyrtuar të gjeturat nga verifikimi i ndërprerjeve të planifikuara të energjisë nga KEDS-i. Verifikimi fillestar i parregullsive të prezantuara nga Komisioni i ZRRE-së ka krijuar bazë të mjaftueshme për Bordin e ZRRE-së që të reagojë ndaj të gjithë procesit të mirëmbajtjes së planifikuar”, ka njoftuar ZRrE-së.

E reagimi nënkupton ndalimin e përkohshëm të ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Lidhur me këtë, Bordi i ZRRE-së ka ndaluar përkohësisht ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike për qëllim të mirëmbajtjeve të planifikuara nga Operatori i Rrjetit të Shpërndarjes (KEDS), përpos mirëmbajtjeve të domosdoshme të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ZREE-së.

Në anën tjetër, Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, ka thënë se po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin që paraqitet e nevojshme.

Sipas tij, së shpejti pritet që të rregullohet gjendja e furnizimit me energji elektrike, njofton Zëri.

”Jo, nuk ka reduktime. KEDS, në kuadër të investimeve është duke bërë revizionimin e plotë të tensionit të mesëm të Rrjetit Distributiv. Po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin ku paraqitet e nevojshme,” ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz