back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareNga Shqipëria në Itali 1.5 ton kanabis, në pranga tre shqiptarë

Nga Shqipëria në Itali 1.5 ton kanabis, në pranga tre shqiptarë

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

1.5 ton kanabis e nisur nga Shqipëria është kapur në Bari të Italisë, ndërsa janë vënë në pranga tre shqiptarë.

Pas shtatë orë ndjekje nga policia kufitare dhe Guardia di Finanza nga Kepi i Rodonit deri në Mola da Bari,u kap gomonia me sasinë e drogës. Autoritetet italiane kanë sekuestruar sasinë prej 1550 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Mjeti lundrues u zbulua rreth orës 20.00 të së premtes në zonën e Ishmit, dhe policia u vu në ndjekje të tij, duke kërkuar ndihmën e Guardia di Finanza.

Në sajë të operacionit të përbashkët, mjeti u ndalua rreth orës 03.00 të së shtunës në Bari. Në pranga janë vënë A.Gj, 34 vjeç, K.M, 26 vjeç dhe G.Xh, 42 vjeç.

Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motorra x 350 kf. Në lidhje me këtë rast Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka shkëmbyer në kohë reale informacion me autoritetet policore Italiane.

Ndërkaq, policia e Vlorës dhe Fierit po ndjekin hetimin për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/ Top Channel

Të Fundit

Sport

ShowBiz