back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeZëvendëskryetari i PDK-së për zgjedhjet e parakohshme

Zëvendëskryetari i PDK-së për zgjedhjet e parakohshme

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Njeriu i dytë në PDK ka thënë se tema e zgjedhjeve nuk po diskutohet në Qeveri e parti. Rrjedhimisht, ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e paraparë që është viti 2018. Enver Hoxhaj ka thënë se dëshirojnë që institucionet shtetërore të kenë stabilitet e qëndrueshmëri.

PDK vazhdon t’i ketë dy qëndrime sa i përket zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Idenë për të shkuar në zgjedhje po e përkrahin zyrtarët e nivelit të dytë në Partinë e Kadri Veselit.

Ndërkohë, pjesa tjetër e zyrtarëve të PDK’së po thonë se zgjedhjet mbahen më 2018 siç parashihet me kalendarin zgjedhor.

Një mendim të tillë ka edhe Zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj.

“Qëndrimi ynë është që të kemi kontuinitet dhe që zgjedhjet të mbahen në kohën e parashikuar”, ka thënë Hoxhaj, në një intervistë për DW.

“Raportet mes partnerëve të koalicionit PDK- LDK janë jashtëzakonisht të mira. Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë ndonjë temë që po e trajtojmë në parti apo qeveri”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, idenë se dikush po kërkon zgjedhje të reja, Hoxha e ka quajtur normale.

“Ne jemi vend demokratik dhe në partitë tona mund të ketë mendime të ndryshme. Por ne duam të kemi qëndrueshmëri dhe stabilitet në koalicion dhe në vend”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ndryshe, Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, më 22 tetor të këtij viti,  për herë të parë kishte përmendur idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës.

Nënkryetari i LDK’së, Lufti Haziri kishte thënë se ideja e Kryetarit të PDK’së për zgjedhje të reja, nuk është e qëlluar dhe as nuk përkrahet nga Partia e Isa Mustafës.

Idenë për të pasur zgjedhje të reja më së shumti po vazhdon ta çojë përpara Shukri Buja, deputet i PDK’së, dikur Kryetar i Lipjanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz