back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasVeseli e Lladrovci takojnë studentët e Drenasit, ja premtimet

Veseli e Lladrovci takojnë studentët e Drenasit, ja premtimet

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot është takuar qindra studentë të Drenasit, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimin e Drenasit dhe ofrimin e perspektivës për të rinjtë.

Veseli ka thënë se shtetndërtimi ende nuk ka përfunduar dhe vendi po kalon momente mjaft sfiduese.

“PDK ka vizion të qartë qeverisës dhe ka guxim për të marrë vendime dhe për t’u përballur me sfidat e zhvillimit. Ne tash kemi nevojë për një nacionalizëm bashkëkohor që ndërlidhet me zhvillimin ekonomik”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së ka thënë se studentët dikur ishin prijës të lëvizjes kombëtare për liri, kurse sot janë prijës të zhvillimit të vendit.

“Shteti duhet ta përcaktojë si interes nacional strategjik investimin në arsimim, në ngritjen e cilësisë dhe në arritjen e standardeve bashkëkohore të formimit profesional”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka thënë se të rinjtë tanë duhet të përgatiten sa më mirë për tregun nacional dhe ndërkombëtar të punës.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se pret që pas 4 dhjetorit, si kryetar komune t’i pres të diplomuarit e Drenasit me projekte dhe ide kreative për të zhvilluar bashkërisht komunën e Drenasit dhe për të krijuar vende të reja të punës.

“Së bashku do të zhvillojmë komunën tonë, sepse do ta kemi edhe mbështetjen e fuqishme të lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Lladrovci.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit iu ka premtuar studentëve se do t’ua sigurojë 200 bursa nga buxheti komunal./Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz