back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareKush heq me forcë bllokuesin në gomën e makinës, e pëson! Ja...

Kush heq me forcë bllokuesin në gomën e makinës, e pëson! Ja sa muaj dënoheni

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur...

Mos e hiqni bllokuesin e gomës, sepse përbën vepër penale dhe do përballeni me burgun.Janë të shumtë rastet kur qytetarët në Tiranë nuk janë dakort me vendosjen e bllokuesit të goma e makinës nga ana e Policisë Bashkiake.

Për këtë arsye ata zgjedhin të largohen bashkë me të. Vetëm brenda kësaj jave në Tiranë kanë qenë 10 qytetarë të cilët pasi kanë parë bllokuesin të goma e makinës, e kanë hequr me forcë, ose kanë vijuar rrugën duke e dëmtuar bllokuesin, deri në lirimin e gomës, shkruan Shqiptarja.com. Por ky veprim është një vepër penale.

Në të gjitha rastet Policia ka arritur të dokumentojë heqjen me forcë të bllokuesit dhe ka çuar në Prokurori të 10 qytetarët.Sipas ligjit: Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj”.

Pra heqja e bllokuesit të gomës që vendoset nga Policët Bashkiak i’u dënon me burg deri në 3 muaj, prandaj Policia u ka bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm. Gjoba që paguani në rast se i’u vendoset bllokuesi te goma është 3 mijë lekë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz