BallinaLajmeDavid Bodanis vjen për herë të parë në Kosovë, promovon librin e...

David Bodanis vjen për herë të parë në Kosovë, promovon librin e tij të fundit në librarinë “Dukagjini” (Video)

Të ngjajshme

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Ish-zyrtari i lartë i misionit të OSBE-së në Kosovë,...

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

David Bodanis vjen për herë të parë në Kosovë. Autori i shumë librave bestseller, të shtunën në ora 17.00 promovon librin “Einstein’s Greatest Mistake”, në librarinë Dukagjini, Prishtinë.

David Bodanis ka lindur në Çikago, ka jetuar në Francë për një dekadë, dhe jeton në Londër.

Ai studioi matematikë, fizikë dhe historinë në Universitetin e Çikagos. Ai është i hipnotizuar nga tregimet historike, dhe fuqia e ideve.

Si një shkrimtar, ai është autor i librave si bestselleri “The Secret House” (1986); E = mc2 (2001), i cili ka qenë i përkthyer në 28 gjuhë, dhe i cili është shndërruar edhe në dokumentar; “ELECTRIC UNIVERSE” (2006); “PASSIONATE MINDS” (2007). Punimi i tij i fundit është “EINSTEIN’S GREATEST MISTAKE” (gabimi më i madh i Ajnshtajnit). Si këshilltar futurist dhe i biznesit, ai ka punuar për njësinë “Royal Dutch Shell Scenario Prediction”, modelimin e së ardhmes ekonomike, si dhe për njësinë e planifikimit të së ardhmes në Forumin Ekonomik Botëror.

Ai ka qenë një drejtues i popullarizuar në konferencat e TED dhe në Davos.

Ai ka botuar në Financial Times, The Guardian dhe New York Times, dhe u shfaq në Newsnight, Start the Week, dhe programe të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz