back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeDita e Bibliotekës

Dita e Bibliotekës

Të ngjajshme

Amorin synon rikthimin e një ish legjende në Old Trafford

Skuadra e Ruben Amorim po konsideron të sjellë përsëri...

Arrestohet një person pas abuzimit racist që mori Antoine Semenyo ndaj Liverpoolit

Policia e Merseyside ka konfirmuar se një person është...

Pak zjarrfikës dhe pajisje të vjetruara në betejën kundër zjarreve

Valdet Fejza nga fshati Kçiq i Madh në Mitrovicë...

Pas lindjes, Dafina gati për rikthim?

Vetëm pak javë pasi u bë nënë për herë...

Xavi Simons i interesuar vetëm për Chelsea

Mes zërave të merkatos verore, duket se sulmuesi i...
Me rastin e 72 vjetorit të themelimit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” mban ceremoninë festive “Dita e Bibliotekës”.

Ceremonia e hapjes do të mbahet në hollin e Bibliotekës, në orën 12:00. Kurse, me rastin e 100 vjetorit të lindjes do të hapet ekspozita  “Esad Mekuli- 1916 2016”.

Ndryshe, për herë të parë që nga themelimi i saj, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të mirëmbahet nga profesionistët. Një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në botë, “Getty Foundation”, ka ndarë një grant për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë.

Ky fondacion është pjesë e J. Paul Getty Trust, që është një prej institucioneve më të madha të artit në botë. Ekipi i tyre i ekspertëve çdo vit zgjedh veprat më të mira të shekullit 20 dhe 21, për t’i ruajtur dhe rinovuar ato.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq, është cilësuar nga ky fondacion si një nga “mrekullitë e arkitekturës moderne” në botë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz