Menjëherë pas lajmit të shpalljes së Presidentit të SHBA Donald Trump si “Qytetar Nderi” të Kamzës, mediat sociale kanë shpërthyer në humor dhe ironi. Në rrjetet sociale mes shumë ironive, qarkullon edhe “përgjigja e Trump për kryebashkiakun Xhelal Mziu”. Por duhet saktësuar se nuk është adresa reale në Twitter e Presidentit amerikan.
Përpos kësaj, me humorin që i karakterizon, në adresën false i është kthyer përgjigja Mziut, ku pretendohet se Trump e ka falënderuar. Madje shakaja shkon edhe më tej kur i urohet kryeministrit Edi Rama “Suksese në jetë!”
Donald Trump “i përgjigjet” kryetarit të komunës shqiptare
- Advertisement -