back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptarePartia përdor UÇK-në për fushatë, ushtarët e UÇK-së tash 15 vjet me...

Partia përdor UÇK-në për fushatë, ushtarët e UÇK-së tash 15 vjet me status të pazgjidhur

Të ngjajshme

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka inkuadruar UÇK-në si pjesë e fushatës së saj, statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së mbetet i pazgjidhur. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Besim Hoda thotë se askush nuk ka të drejtë të përdorë idealin e UÇK-së vetëm në momente të caktuara, ndërkohë që ka lënë mënjanë zgjidhjen e statusit të tyre dhe zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në përgjithësi.

“Në emër të UÇK-së mund të thirren të gjithë ata individë, grupacione apo subjekte politike të cilët përnjëmend kanë qasje drejt zgjidhjes së statusit të shqiptarëve në Maqedoni dhe absolutisht jo në momente parciale për të përmendur vetëm ligjin ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve. BDI-ja ka dështuar në përfaqësimin e vlerave të luftës dhe ka shkelur konkretisht mbi të gjithë atë gjak dhe ideal mbarëkombëtar”, tha Besim Hoda, Kryetari i OVL UÇK-së.

Mirëpo Artan Grubi nga BDI-ja nuk pranon se ish-ushtarët e UÇK-së janë lënë mënjanë. Sipas tij, përveç në Institucione shtetërore, ata kanë mbështetjen e kësaj partie. Grubi madje moszgjidhjen e statusit të ish-ushtarëve e quan “lëshim të vogël”.

Moszgjidhja e statusit të ushtarëve të UÇK-së në këto 15 vjet është “lëshim i vogël”, thotë Artan Grubi

“Përdorimi i UÇK-së nuk është vetëm për fushatë zgjedhore për arsye se vetë Ali Ahmeti është UÇK-ja, vetë BDI-ja është pasuese e UÇK-së dhe shumica dërrmuese e ushtarëve janë në radhët e BDI-së dhe institucioneve të vendit. Ne jemi në kontakt të përhershëm, ata janë pjesë të strukturave tonë dhe institucioneve dhe në qoftë se ka pasur ndonjë lëshim të vogël, ne do t’ju qëndrojmë prapa”, deklaroi Artan Grubi, BDI.

Si pjesë e fushatës, është shfrytëzuar edhe fotografia e vetë kreut të BDI-së Ali Ahmeti me uniform të UÇK-së.

“Në një lagje në Komunën e Çairit është ngritur një bilbord me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i veshur me uniformë të UÇK-së. Por nga ana tjetër, statusi i ish ushtarëve të UÇK-së nuk është zgjidhur që nga lufta e vitit 2001, përderisa statusi i forcave ushtarake – policore, është rregulluar me ligj”

Statusi i branitellave është zgjidhur shpejt pas luftës së vitit 2001 kurse shumë nga familjet e dëshmorëve, ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe invalidëve të luftës, vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira./Alsat.M/

Të Fundit

Sport

ShowBiz