back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKryetari Veseli priti drejtorin e Qeverisë Gjermane për Ballkanin Lindor, Christian Hellbach

Kryetari Veseli priti drejtorin e Qeverisë Gjermane për Ballkanin Lindor, Christian Hellbach

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtorin për Ballkanin Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach.

Në këtë takim, kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, aspiratat tona integruese dhe çështjet që duhet të adresohen gjatë kësaj periudhe.

Duke e uruar zyrtarin e lartë gjerman për detyrën e re, kryetari Veseli falënderoi Gjermaninë për ndihmën saj të pakursyer ndaj Kosovës në shumë drejtime, duke e konsideruar atë si njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë, mbështetje kjo e cila është e nevojshme edhe në të ardhmen.

Kryetari Veseli theksoi se Kosova është duke kaluar nëpër një fazë mjaft sfiduese, me çështje që duhet të adresohen sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

“Kosova është e përkushtuar t’i kryej obligimet që ajo ka para vetes”, ka thënë Veseli.

Kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach kanë biseduar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të Fundit

Sport

ShowBiz