BallinaRegjionaleDrenasLimaj: Shteti i kapur ka zbarkuar në Drenas për të shantazhuar qytetarët

Limaj: Shteti i kapur ka zbarkuar në Drenas për të shantazhuar qytetarët

Të ngjajshme

Hoxhaj për tragjedinë në Austri: Kosova u trondit nga humbja e 3 bashkatdhetarëve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj, ka...

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur shqetësim sipas tij “për dhunën dhe shantazhet që po u bëhen banorve në Drenas”.

“Turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas, dhe nuk po lenë formë pa përdorur për të ngulfatur vullnetin e qytetarëve të Drenasit me darka të dhunshme, me shantazhe dhe frikësime, sepse e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshoj.

Dje ata vazhduan edhe me mbyllje të shkollave në fshatra të Drenasit, duke detyruar nxënës e mësimdhënës t’ju shkojnë në tubimet e tyre partiake”, ka thënë Limaj.

Ai ka ftuar vëshguesit e pavarur dhe monitoruesit ndërkombëtar që të vëzhgojnë këtë proces zgjedhor në Drenas.

“Ftoj vëzhgues të pavarur nëse ka mbetur ndonjë, ftoj organizatat të monitorojnë se çfarë po ndodh në Drenas, ftoj mediet t’i përcjellin zhvillimet në këtë komunë, sepse është rasti që për herë të parë qytetarit të Drenasit të mos i devijohet vullneti i tij.

Gjithashtu, ftoj edhe monituruesit ndërkombëtar këtu në Kosovë që të angazhohen e të mbikëqyrin zgjedhjet në Drenas.
Nëse të gjithë kontribuojmë në këtë aspekt atëherë do të mundemi që ta ndalojm aparatin shtetëror që të mos përdorë shtetin kundër procesit demokratik zgjedhor”, ka shtuar Limaj./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz