back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeDy fshatra të Malishevës i heqin tabelat e rrugëve me gabime

Dy fshatra të Malishevës i heqin tabelat e rrugëve me gabime

Të ngjajshme

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Pa u përmbyllur në tërësi aktiviteti për vendosjen e tabelave me emra rrugësh në fshatra dhe vendbanime të Malishevës ka nisur heqja e tyre në disa lokalitete nga banorët, të cilët në këtë formë po e shfaqin pakënaqësinë me ngatërrimet dhe gabimet e paraqitura.

Së fundmi është raportuar se tabelat me emrat e rrugëve janë hequr nga vetë banorët në lagje të caktuara të fshatrave: Lumishtë dhe Mleçan. Zyrtarët komunalë kanë konfirmuar se janë në dijeni rreth kësaj çështjeje dhe kanë theksuar se aktualisht janë duke i evidentuar të gjitha rastet e kësaj natyre.

“Komuna ka njohuri për këtë dhe jemi duke i evidentuar të gjitha rastet, ku banorët kanë ankesa, pasi gjatë shtypjes së tabelave, ka raste të ngatërrimit të emrave, por edhe ka pakënaqësi që tashti po i shfaqin banorët”, ka thënë zyrtari i informimit i Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi.

Sipas njoftimeve paraprake të organeve komunale në procesin e emërtimit të rrugëve janë përfshirë rreth 1 mijë e 300 rrugë në tërë territorin e Komunës së Malishevës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz