back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeTri fjali nëntë gabime nga ky deputet i Kosovës (foto)

Tri fjali nëntë gabime nga ky deputet i Kosovës (foto)

Të ngjajshme

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Emilija Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar...

Ministrja Gërvalla udhëton për në Vjenë

Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe...

Georgina ndez rrjetin, një pozë në plazh e djegë “flakë” Instagramin

Nuk ka ditë që Georgina Rodriguez nuk provokon në...
Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Kosovës, Salih Morina, në vetëm tre fjali ka bërë nëntë gabime drejtshkrimore, pa llogaritur hapësirën që nuk është vënë pas presjeve e pikave, por që në këtë rast janë “lulë e dritë”.

Emrat e qyteteve janë gabimet më shokuese të njoftimit të tij: “Ferizai, Kamenic”, shkruan lajmi.net.

Ai ka gabuar gjithashtu edhe në shtatë fjalë të tjera, duke shtuar e hequr shkronjat:  “ë”, “n”, “t” si dhe duke i ndryshuar fjalët nga konteksti i tyre origjinal.

Në fjalinë e parë, janë bërë katër gabime drejtshkrimore:
Ferizai (shkruhet Ferizaj dhe jo Ferizai)
Kuvendi (i mungon shkronja “t” në fund)
Rinië (shkronja “ë” është e tepërt)
ndëgjim ( shkruhet dëgjim dhe jo ndëgjim)

Në fjalinë e dytë janë bërë dy gabime:
ishte ( pasi që fjala është për më shumë se një person, atëherë nuk shkruhet në njejës, “ishte”, por shkruhet “ishin”)
Kamenic (mungon shkronja “ë” në fund- “Kamenicë”)

Kurse fjalia e tretë ka tri gabime:
debatë ( shkruhet debat dhe jo debatë).
mbështet (në këtë rast duhet të shkruhet “mbështetur” për shkak të kontekstit të fjalisë)
Demokraci Plus (në këtë rast duhet të shkruhet “Demokracia Plus”)

Përveç këtyre gabime që janë bërë në drejtshkrim, hapësira pas presjeve dhe pikave gjithashtu janë pjesë e gabimeve në njoftimin e Salih Morinës në facebook.

Të ju kujtojmë se Morina është gjithashtu një ekonomist i diplomuar, deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz