back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportBayerni me mungesa edhe në Champions

Bayerni me mungesa edhe në Champions

Të ngjajshme

Me bikini të kuqe dhe linja perfekte, Arta Elezaj “ndez” Instagramin

Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, ka...

Veteranët ia mësyjnë Hagës për protestën e nesërme

Në portin Durrës-Bari, shumë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ka një detaj që të tregon menjëherë nëse këpucët me taka do të të vrasin

Blerja e këpucëve të reja shpeshherë është si lotari....

Nuk kanë të ndalur problemet me lëndime për futbollistët e Bayern Munichut.

Sikurse të mos mjaftonte forma e dobët që po kalon skuadra bavareze në xhirot e fundit, ku u konfirmua edhe me disfatën nga Borussia Dortmundi në Bundesligë, janë lëndimet ato që preokupojnë më shumë trajnerin Carlo Ancelotti.

Për ndeshjen e nesërme ndaj Rostovit në Ligën e Kampionëve, kampionët e Gjermanisë nuk do të mund të llogarisin në disa futbollistë, të cilët kanë probleme fizike.

Portieri, Manuel Neuer, Kinglsey Coman, Arjen Robben dhe Arturo Vidal nuk kanë udhëtuar fare me skuadrën drejt Rusisë pasi që të gjithë kanë lëndime.

Bayerni ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, por është në garë për vendin e parë me Atletico Madridin, i cili ka tre pikë më shumë se bavarezët, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të fazës së grupeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz