back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasElmi Thaçi: Përfaqësuesit politik në Drenas, të lënë zyrat luksoze dhe të...

Elmi Thaçi: Përfaqësuesit politik në Drenas, të lënë zyrat luksoze dhe të vinë të shofin gjëndjen e mjerueshme të familjës Nishiori

Të ngjajshme

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Elmi Thaçi, sot ka vizituar familjen e Xhemshir Nishorit nga Komorani. Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se i bënë thirrje të gjithë përfaqësuesve politik në Drenas, të cilët janë akomuduar në zyrat e tyre super luksoze që të vinë e të shofin gjëndjen e mjerueshme të kësaj familje e cila ua hapi derën në kohët më të vështira të viteve 98/99, shkruan Elmi Thaçi, transmeton Lajm.

Lexoni positmin e plotë të tij:

Sot gjatë ditës vizitova familjen e Xhemshir Nishorit në lagjen Nishpori të Komoranit, ku pash një gjendje të mjerueshme në të cilat po jetonin këto familje.
Ju bëjë thirrje të gjithë përfaqësuesve politik të Drenasit që janë akomoduar në zyrat e tyre super-luksoze se I keni harruar njerzt dhe familjet që ju hapën derën në kohët më të vështira të viteve 98/99
Duket se mirë jeni akomoduar në këtë pasuari të madhe që keni krijuar, mirpo u keni pas borxh njerzve që ju kanë strehuar e pas luftës ju kanë votuar për 17 vite që ju të akomodoheni në këto zyra super luksoze.
Shtëpia në të cilën ka qenë I vendosuar shtabi I njësisë së ‘Pllumbave’ gjat kohës luftes, sot e 17 vite pas nuk është vizituar të pakten as edhe një herë nga këta përfaqësues e lere më të ndihmohen.
Unë po mundohem t’iu pasqyroj me anë të fotove këtë gjendje të mjerueshme që lanë zyrtarët e Drenasit, këtë lagje e këto familje që kanë edhe një rëndësi kombëtare, pasi që ishin pjesë e shtabt të UÇK-së, gjatë tërë luftës.
Zyrtarëve të Komunës së Drenasit iu bëjë thirrje në emër të Zotit të Shtëpisë (Xhemshir Nishorit), që të shkojnë në lagjen Nishori dhe të shohin se në çfarë gjendje mesjetare jetojën Ata.
Me keqardhje
E.TH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz