Në çdo korridor, në çdo qosh të spitalit “Omar” në Aleppo, ka skena të horrorit.
Trupa me koka të hequra në dyshemenë e spitalit, fëmijë me fytyra të përgjakura, nëna që me ulërima i kërkojnë familjarët e vet nën rrënojat – këto janë disa nga pamjet që një mjek i ka përshkruar për CNN-in, pas bombardimit të spitalit në lindje të Aleppos, të shtunën, transmeton Express.
“Çfarëdo që them, nuk do të jem në gjendje ta përshkruaj horrorin që jam duke e parë,” ka thënë Are fal-Aref për CNN-in.
Ai e ka xhiruar spitalin pas bombardimit.
Të dielën, forcat e regjimit sirian i bombarduan zonat që kontrollohet nga rebelët në qytetin Aleppo, sipas Mbrojtjes Civile Siriane, duke vrarë 32 persona dhe duke e çuar totalin e të vdekurve gjatë fushatës njëjavore të bombardimeve, në 300./Express/