BallinaRegjionaleDrenasDrenasi, testi i parë për Veselin

Drenasi, testi i parë për Veselin

Të ngjajshme

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Pas gjashtë muajve pasi që ka marrë “timonin” e partisë më të madhe në vend(PDK), Kadri Veseli do t’i nënshtrohet testit të parë nga qytetarët në një Komunë të vogël të Kosovës (Drenas).

Veseli i ka mobilizuar të gjitha strukturat partiake për ta rifituar Drenasin, komunë kjo që vazhdimisht është qeverisur nga PDK-ja, pasi që rezultati i këtyre zgjedhjeve, nga vetë drejtuesit e këtij subjekti politik po shihet si pasqyrë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat përflitet se do të mbahen në pranverën e ardhshme, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Prandaj, Drenasi po llogaritet si një lloj matësi i fuqisë aktuale të PDK-së. “Kryetari Kadri Veseli ka urdhëruar të gjithë anëtarët e Kryesisë së Partisë që të kenë vëmendjen në zgjedhjet e Drenasit, pasi që janë një test për ne dhe partinë. Në qoftë se e humbin, apo eventualisht shkojmë në balotazh, atëherë Isa Mustafa dhe LDK-ja mund të kërkojnë zgjedhje parlamentare të parakohshme, meqë llogarit në humbje të elektoratit të PDK-së”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri” brenda PDK-së.

Frika e PDK-së nga humbja e Drenasit

Ditëve të fundit janë parë shumë ministra e deputetë të PDK-së në Qeveri të cilët kanë vizituar Drenasin dhe kanë dalë në terren bashkë me kandidatin për kryetar të PDK-së, Ramiz Lladrovcin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz