BallinaRegjionaleDrenasMinistri Hoxhaj nëpër odat e Drenicës: Votoni për Ramiz Ladrovcin

Ministri Hoxhaj nëpër odat e Drenicës: Votoni për Ramiz Ladrovcin

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

 

Minsitri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, edhe sot ka qëndruar në Drenas. Sot ai ishte në fshatin Shtuticë.

Nga oda e Fatmir Baliut ai ka ftuar votuesit e Drenasit që ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Në fshatin e heronjve dhe që i dha shumë Kosovës, në Shtuticë takuam dhjetëra përkrahës fanatik të PDK-së. Besimi për partinë më të madhe në vend, për Kryetarin Veseli dhe Kryetarin e ardhshëm të Drenasit është i padiskutueshëm”, ka thënë Hoxhaj.

Pas Shtuticë, Hoxhaj ishte edhe Polluzhë. Dhe në odën Xhavit Polluzhës mori përkrahje për kandidatin e PDK-së për kryetar.

“Në konakun e Xhavit Polluzhës, nip i Shaban Polluzhës gjetëm mikëpritjen e njohur dhe bujarinë që e ka shoqëruar për dekada këtë familje. Po në Polluzhë, bashkëbiseduam me përkrahës të PDK-së edhe në shtëpinë e Halim Kastratit. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, ka thënë Hoxhaj./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz