Paraqitja e sotme ndaj Crystal Palaces ishte e para këtë sezon për mesfushorin afrikan, i cili shënoi dy golat e fitores.
”Isha i lumtur që do të luaj, ishte e vështirë për mua. Jam shumë i kënaqur që jam rikthyer në fushën e lojës. Bashkëlojtarët janë tejet të rëndësishëm për mua”.
”Jam futbollist profesionist dhe gjithnjë dua të përmirësohem. Isha i përgaditur mentalisht dhe e dija që një ditë trajneri do të më ftonte mua”, u shpreh Toure. /Sportali.net