BallinaBotëMijëra irakenë largohen nga Mosuli

Mijëra irakenë largohen nga Mosuli

Të ngjajshme

Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre vetura janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare...

Raportohet se Guardiola ka njoftuar largimin nga City

Duket se largimi i Pep Guardiolës nga Manchester City...

Shënon Amir Rrahmani, Napoli e dyfishon epërsinë ndaj Pisas

Napoli e ka dyfishuar epërsinë ndaj Pisas. Ishte qendërmrojtësi kosovar,...

Kurti premton reformë pensionale: Pensionistët do të kenë trajtim meritor

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, gjatë një...

Më shumë se 14,000 irakenë i janë larguar tashmë ofensivës së ushtrisë irakene kundër ISIS në  Mosul duke kaluar kufirin për në Siri, njoftonin burime të Kombeve të Bashkuara.

Ato raportonin se rreth 8,000 irakenë kanë hyrë në provincën siriane  Hasakah dhe të tjerë kanë arritur në kampin e al-Hol.

Rreth 5,000 të tjerë kanë arritur në Raka, që aktualisht kontrollohet nga ISIS. Burimet mjeksore konfirmojnë se kanë pritur qytetarë irakenë në klinikat e Idlib në Siri. Shumica e familjeve dhe individëve irakene vinin nga rrethinat e Mosulit kurse një pjesë që tentonin të kalonin kufirin nga Bab Al Hawa drejt Turqisë, nuk ishin lejuar.

Para nisjes së ofensivës së Mosul, OKB kishte njoftuar për rrezikun e valës së refugjatëve në rajon. Tashmë 2.6 milionë refugjatë irakenë janë larguar nga vendi që prej nisjes së krizës ushtarake në janar. /sot-news/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz