BallinaLajmeGJERMANIA DËBON MASIVISHT AZILKËRKUESIT: SHUMICA E TË DËBUARVE JANË SHQIPTARË

GJERMANIA DËBON MASIVISHT AZILKËRKUESIT: SHUMICA E TË DËBUARVE JANË SHQIPTARË

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Hoxha: Thesari ia ndali RTK-së 2.5 milionë euro dhe ia mori edhe 100 mijë euro në emër te kamatës

Këshilltar i U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil...

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve...

Numri i dëbimeve të personave pa të drejtë qëndrimi në Gjermani është rritur, në kuotën më të lartë që prej dhjetë vitesh. Listën e personave të dëbuar, e kryesojnë madje me distancë prej grupeve të tjera, azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit. Vetëm nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi janë dëbuar këtë vit 14 529 vetë, gati tre të katërtat e rasteve.

Nga janari deri në shtator të këtij viti janë dëbuar gjithsej  19 914 të huaj nga Republika Federale, ka bërë të ditur gazeta gjermane “Rheinische Post”, duke u bazuar në të dhënat e policisë federale, shkruan “Deutsche Welle”.

Po ashtu është dyfishuar edhe numri i azilkërkuesve të dëbuar nga Siria në 426 vetë, si edhe azilkërkues nga Afganistani. Jo të gjithë kthehen në vendin e tyre. Vetëm 27 afganë për shembull janë riatdhesuar, pjesa tjetër është dërguar në vende të tjera të BE-së apo vende të treta. Madje deri në fund të vitit kjo shifër pritet të rritet deri në 26.500 vetë, kuota më e lartë që nga viti 2003.

Vitin e kaluar janë dëbuar 20.888 persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz