back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeFMN: Ligji për veteranët rrezikon të ardhmen ekonomike të Kosovës

FMN: Ligji për veteranët rrezikon të ardhmen ekonomike të Kosovës

Të ngjajshme

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën udhëheqjen e Jacues Miniane, vizitoi Prishtinën gjatë periudhës 9 deri më 18 nëntor 2016 për të mbajtur diskutime mbi rishikimin e dytë dhe të tretë të Marrëveshjes Stand- By (SBA) të Kosovës me FMN’në.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, udhëheqësi i Misionit të FMN-së Jacques Miniane dhe zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Lulzim Ismajli, në Konferencës e djeshme për media kanë thënë se është arritur marrëveshje në nivel të stafit mbi politikat e nevojshme për të përmbyllur rishikimin e dytë dhe të tretë në kuadër të Marrëveshjes SBA.

Ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se gjatë kësaj vizite është diskutuar edhe për çështjen e Veteranëve të Luftës.

“Jemi pajtuar për hapat që do ti ndërmarrim, në mënyrë që të reformojmë këtë skemë për tu siguruar se në një afat të gjatë kjo skemë e pensioneve është e qëndrueshme. Siç e dini, këtë javë Qeveria ka aprovuar Koncept Dokumentin për ndryshimin e Ligjit për Veteranët e Luftës. Menjëherë do të fillohet me amandamentimin e Ligjit, sipas marrëveshjes me FMN, dhe deri në fund të këtij viti presim aprovimin e ndryshimeve të Ligjit në Kuvend. Në fakt aprovimi i këtyre ndryshimeve është parakusht për përmbylljen me sukses të Rishikimit të dytë dhe të tretë” tha ministri Hoti.

Udhëheqësi i Misionit të FMN’së Jacques Miniane, bëri të ditur se “Misioni i FMN’së pati diskutime konstruktive me autoritetet kosovare dhe arriti marrëveshje në nivel të stafit mbi politikat e nevojshme për të përmbyllur rishikimin e dytë dhe të tretë në kuadër të Marrëveshjes SBA. Marrëveshja kushtëzohet me përmbushjen e veprimeve të politikave që kanë të bëjnë me masat fiskale dhe strukturore, si dhe aprovimin e saj nga ana Menaxhmentit dhe Bordit Ekzekutiv të FMN’së. Shqyrtimi i saj nga Bordi Ekzekutiv është caktuar tentativisht në fillim të vitit 2017. Përmbyllja e rishikimit do t’i siguronte në dispozicion 79.2 milionë SDR (rreth 100 milionë euro), duke çuar totalin e fondeve të disbursuara në 135.4 milionë SDR (rreth 170 milionë euro)”.

“Ekonomia vazhdon të performojë mirë, me rritje prej 4.1 për qind vitin e kaluar dhe më ritëm të ngjashëm të rritjes për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Remitancat e qëndrueshme, rritja e kreditimit bankar që tani ka shënuar rritje prej më shumë se 9%, si dhe projektet e vazhdueshme të mëdha infrastrukturore kanë kontribuar në këtë performancë. Në të njëjtën kohë, ekonomia vazhdon të përballet me sfida të thelluara strukturore, duke përfshirë një deficit të vazhdueshëm të lartë tregtar. Trajtimi i këtyre sfidave kërkon përpjekje shtesë dhe të qëndrueshme për të zhvilluar një sektor privat më dinamik, të orientuar drejt eksporteve. Një gjë e tillë do të zbuste niveli ekzistues të lartë të papunësisë”, tha Jacques Miniane./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz