back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKelmendi thotë se Qeveria ka pasur një kalavesh zëvendëskryeministrash

Kelmendi thotë se Qeveria ka pasur një kalavesh zëvendëskryeministrash

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Zëvendësministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka folur në “Interaktiv” të KTV-së, për zhvillimet me personalitetin e tij politik.

Ai ka thënë se është më meritori për të qenë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, teksa flet edhe për zëvendëskryeministrat e qeverisë së kaluar, transmeton Koha.net.

“Në qeverinë e kaluar ka pasur një kalavesh zëvendëskryeministrash, unë jam meritor për çështjen ekonomike. Kam ardhur në përfundim se do të ketë lehtësira për prodhuesit vendorë, duke pasur më shumë fitim”, ka thënë Kelmendi, që ka shtuar se është ndryshe dhe do të shihet se ndryshimet do të përshëndeten nga akterët ekonomikë.

Kelmendi ka thënë se me kolegun e tij, Hajredin Kuçi ka bërë një plan të ri.

“Bisedën e bëj me të gjithë ministrat, me Hajredin Kuçin kemi ardhur në përfundim që duhet punësuar rreth 100 persona në gjykata që të zgjidhen kontestet ekonomike, për t’i përfunduar këto lëndë më shpejtë”, shtoi Kelmendi, i cili tha se kompania e tij do të stagnojë sepse nuk do të jetë aty, “si deputet kisha angazhim dy ditë në javë, e tash çdo ditë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz