back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci: Baci Jakup, kthehu në shpinë tande!

Ramiz Lladrovci: Baci Jakup, kthehu në shpinë tande!

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sonte strukturat e PDK-së në Drenas.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, ministrat Memli Krasniqi dhe Blerand Stavileci, deputetë dhe zyrtarë të lartë të PDK-së.

Duke folur për mbështetjën e gjerë që po merr kandidatura e tij në Komunën e Drenasit, Lladrovci u shpreh se e ka pranuar kandidaturën për te krijuar unitet jo vetëm në strukturat e PDK-së, por edhe me kategori dhe grupe te tjera në Komunë, duke ftuar të gjithë që t’i bashkohen PDK-së, raporton lajmi.net.

Ai thirrje që të kthehet në PDK i ka bërë edhe ish kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

“Baci Jakup, kthehu në shpinë tande”, ka thënë Lladrovci.

Gjatë ditës, Lladrovci ka vazhduar takimet konsultative me qëllim të projektimit të programit të tij qeverisës për Drenasin.

Ai është takuar me qytetarët e Korroticës së Epërme dhe Gllobarit, ku ka shpalosur projektet, që sipas tij, do t’ua përmirësojnë jetën qytetarëve.

Po ashtu, të premten Lladrovci ka pasur edhe një takim me anëtarët e Hendikos-it, i cili sipas tij ishte tejet prekës. Ai tha se mirëqenia dhe punësimi i tyre janë çështje që duan zgjidhje.

Zgjedhjet në Drenas do të mbahen më 4 dhjetor. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz