BallinaRegjionaleDrenasDrenori-Veselit: Hajdeni mjelim buallicën jo qytetarët e Drenasit!

Drenori-Veselit: Hajdeni mjelim buallicën jo qytetarët e Drenasit!

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

 

Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ën PDK-në e Drenasit, pasi kryetari Kadri Vesli bindi kandidatin e pavaruar Naim Bazaj që ta tërheq kandidaturën dhe ta përkrah kandidatin e partisë, Ramiz Lladrovcin.

Reagimi i Drenorit:

 

Z. Veseli, hajdeni e mjelim bollicën e jo më qytetarët e Drenasit.

Boll ma! 17 vite Drenasi u shfrytëzu si plaçkë nga shumë shokë të Juaj duke shkelur besimin dhe përkrahjen e qytetarëve.

Ferronikeli- nga 900 punëtorë, vetëm rreth 500 i ka nga Drenasi. 
Tymin, pluhurin e besa edhe helmin e thithin vetëm qytetarët e Drenasit.

Gurthyesit që operojnë në komunën e Drenasit janë me shumë defekte ligjore.

Pompa, hotele, motele e restaurante të ndërtuara në tokë bujqësore në komunën e Drenasit (absolutisht jashtëligjshëm).

Ndërtime të larta në qendër të Drenasit në kundërshtim me ligjin.

Zyrtarë komunal në drejtorinë e urbanizmit që ashiqare i shesin lejet ndërtimore.

Rrugë, kanalizime të ndërtuara me cilësi jashtë çdo standardi të lejuar nga firma (operatorë ekonomik) në lidhje të ngushtë familjare apo klientelë me politikën.

Kulminacioni i të keqës që do ketë pasoja negative afatgjate në komunën tonë është angazhimi i mësimdhënësve me diploma falco; me diploma vetëm të shkollës së mesme (kryesisht familjarë apo klientë të politikës).

Të gjitha këto që i përmenda e kanë një emërues të përbashkët: mbrapa këtyre keqpërdorimeve qendrojnë njerëz të partisë (disa nga ta shumë të afërt me Ju).

Boll ma o burrë i dheut!

Në krye të partisë erdhët me premtimin bazë: luftë e pa kompromis kundër korrupsionit. Madje haptas thatë që PDK-ja do distancohet nga keqpërdorues të pozitave zyrtare që i kanë fituar nga partia.

Eja në Drenas, të gjithë këta zyrtarë janë të identifikuar me emra të përveqëm dhe me një mal shkeljesh ligjore.

E patëm shancen me fillu me Drenas me pastru partinë nga hajnat.

Më mbështetjën e disa nga njerëzve afer Jush e fillova dhe kogja me sukses për tri vite arrita me i identifiku, demasku dhe luftu keqpërdoruesit që lidhen me parti.
E lëshuat këtë shancë!

Pra, veprimet e mija 100% brenda statutit të PDK-së i injoruat dhe vendosët të përkrahni njerëz pa fije kredibiliteti profesional dhe moral.

Dita kur do të bindeni që unë isha më PDK, pra shumë më shumë se ata që po i përkrahni, nuk është larg.

Zoti Veseli ,sikur të mbështetnit vizionin tonë,vizionin e qytetarëve me besoni që nuk do të kishit nevojë të angazhonit në fushatë deputetë e ministra .

“Blerja” e zotit Bazaj ishte e vonë zoti Veseli meqë perkrahesit e tij ishin dhe janë kategorikë kundër kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, prandaj balotazhi është i pashmangshëm në Drenas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz