BallinaLajmeFMN kërcënon qeverinë, shkak vetranët

FMN kërcënon qeverinë, shkak vetranët

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vënë kushtin kryesor Qeverisë që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë të pagesës për veteranët, përndryshe Kosova rrezikon të mos i marrë 100 milionë euro, që i takojnë me Marrëveshjen Stand By, raporton KTV.

Zyrtarë të këtij Fondi kanë bërë të ditur se do të nisin konsultat me qeverinë, parlamentin dhe shoqatën e veteranëve të luftës, për t’ua sqaruar se ligji aktual rrezikon shumë të ardhmen ekonomike të vendit.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, nëse mbetet i njëjti ligj, Kosova do t’i shpenzojë 2 miliardë euro për 20 vitet e ardhshme, duke i paguar veteranët. Një problematikë të tillë e ka pranuar edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka deklaruar se po presin që me nisjen e procesit të ndryshimit të këtij ligji me AKA-në mund të shpëtohet marrëveshja.

Në këtë konferencë, FMN-ja ka lëvduar masat e ndërmarra nga institucionet në një numër sektorësh, ndërsa ka kërkuar nga BQK-ja që të nisë sa më herët marrjen e masave për ndryshimin e ligjit për kompanitë e sigurimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz