back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeRagip Begaj: Mësuesja me mbulesë i ka plotësuar kushtet ligjore, nuk ka...

Ragip Begaj: Mësuesja me mbulesë i ka plotësuar kushtet ligjore, nuk ka suspendim

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës, disa prindër kanë kërkuar përjashtimin nga puna të arsimtares së matematikës, Fatmire Bujupit për shkak se kjo e fundit bartë shami.

Kjo kërkesë ka ngjallur reagime të shumta pasi që prindërit nuk kanë asnjë ankesë në lidhje me anën profesionale të arsimtares por vetëm me mbulesën. Për disa ditë nxënësit e kësaj komune kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte ndaj arsimtares. Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se ky ka qenë rasti i parë ku një arsimtare e mbuluar është shfaqur para nxënësve dhe kjo ka qenë arsyeja e reagimeve.

“Arsimtaren ne e kemi pranuar dhe nuk ka kurrfarë vendimi për suspendim, e kemi vlerësuar dhe kemi dhënë vendimin e punës. Para nxënësve Bujupi ka qenë risi për Malishevën pasi më parë nuk pas të tilla”, ka thënë Begaj për lajmi.net. Tutje ai ka treguar se nxënësit e kanë bojkotuar mësimin edhe ditën e sotme, mirëpo pritet që së shpejti të gjendet një zgjidhje.“Drejtori mbrëmë ka biseduar me familjarët jemi duke u përpjekur të gjejmë një zgjidhje do ta zgjidhim atë problem. është bërë pak e madhe për Malishevën, megjithëse edhe ligjet nuk janë të definuara sa duhet dhe po na shkaktojnë probleme edhe neve. Duhet me vendos ligji se çka bon e çka jo, do të kishim edhe me ma lehtë. Këtë problem do ta zgjidhim, pengesa prej neve nuk ka ajo i ka plotësuar kushtet ligjërisht”, ka theksuar Begaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz