back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeGashi: Prokurori Biraj nuk po lejon që provat t’i shohin ekspertët që...

Gashi: Prokurori Biraj nuk po lejon që provat t’i shohin ekspertët që ka angazhuar familja Dehari

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Tomë Gashi, avokati i familjes së aktivistit të vdekur të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Astrit Dehari, ka thënë se si avokat i familjes ka bërë disa kërkesa në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë dhe kryeprokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxha që në këtë hetim të marrin pjesë edhe ekspertë të pavarur.

Gashi komente i ka bërë në konferencën e mbajtur për media nga VV-ja.

Ai tha se eksperti nga Shqipëria, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj – shqiptar që jeton prej vitesh në Londër, e kanë përcjellë obduksionin e trupit të Astrit, por .

Por, ajo që ka kërkuar avokat Gashi, e që deri më tani nuk ka ndodhur, është që ekspertët e pavarur t’i kenë të gjitha provat, të cilat sipas tij, i kanë ekspertët e mjekësisë ligjore.

“Kundërshtimi për t’i dhënë provat vjen nga prokurori i rastit, Metush Biraj. Unë kam bërë kërkesë që të na sigurohen kopjet e fotografive kolor dhe të na sigurohet një kopje e cd-ve. Prokurori Biraj ka thënë se këto prova nuk mund të na jap, dhe se këta prova as ai vet nuk i posedon. Ai duhet të na mundësoi që t’i marrim ato. Lejimi i ekspertëve të pavarur, që kanë marrë pjesë në obduksionin e Astrit është lejuar sa për sy e faqe, sepse nuk ju është mundësuar të kenë të gjitha provat që i kanë edhe ekspertët e mjekësisë ligjore. Kjo është arsyeja se pse ende nuk mund të angazhojmë ekspertë të pavarur të të gjitha lëmive, sepse na pamundësohet marrja e materialeve”, ka shtuar Gashi. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz