back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLigjit për “Trepçën” mund t’ia shohin hairin edhe Drenasi, Obiliqi dhe Hani...

Ligjit për “Trepçën” mund t’ia shohin hairin edhe Drenasi, Obiliqi dhe Hani i Elezit

Të ngjajshme

Haradinaj: Është e pafalshme vonesa në nisjen e prodhimit të municioneve dhe predhave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se GDP-ja...

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Ndryshime ligjore janë iniciuar të enjten në Kuvend, me qëllimin për t’i bërë edhe komunat e tjera të Kosovës përfituese të rentës minerare sikur që, me Ligjin për “Trepçën”, janë bërë komunat në territorin e të cilave ndodhen minierat e gjigantit më të madh metalurgjik.

Deputeti Shaip Muja i ka sponsorizuar ndryshimet, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmjet shtimit të një paragrafi në ligjin bazik për miniera dhe minerale, komunat do të sigurojnë “infuzion financiar” nga renta minerare, e cila është një formë qiraje për burimet natyrore të nxjerra nga, mbi dhe nën toka e Kosovës.

Përfitues më të mëdhenj parashihet të jenë Obiliqi, Drenasi e Hani i Elezit, për shkak se në territorin e tyre operojnë KEK-u, Ferronikeli dhe Sharr Cemi. Bashkë me “Trepçën” dhe operatorë të tjerë më të vegjël, paguajnë rentë vjetore prej më shumë se 30 milionë eurosh, e të cilat derdhen në buxhetin e shtetit.

Kjo, pavarësisht se shumë shtete, në mesin e të cilave edhe Shqipëria, rreth 25 për qind të të hyrave të kësaj natyre, i derdhin në buxhetet komunale ku kryhet aktiviteti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz