BallinaSportFlet kapiteni kuqezi: Kjo na e vështirësoi jetën ndaj Izraelit

Flet kapiteni kuqezi: Kjo na e vështirësoi jetën ndaj Izraelit

Të ngjajshme

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Ansi Agolli ka pritur pak ditë për t’u prononcuar në lidhje me ndeshjen e fundit, që kombëtarja shqiptare e humbi në “Elbasan Arena”, ndaj një rivali direkt, sikurse është Izraeli, në Grupin G kualifikues të “Rusia 2018”. Përmes një statusi në Facebook, kapiteni i kuqezinjve del në mbrojtje të tifozëve të kombëtares, duke akuzuar policinë se me masat e saj ekstreme shkeli të drejtat e tyre, të njeriut. Ai ka një thirrje për ta rishikuar vendimin e bojkotimit të ndeshjeve të kombëtares, kur të luajë në shtëpi, duke i konsideruar tifozët të mrekullueshëm, se aid he shokët e tij luajnë futboll për ata:

“Zakonisht jam i heshtur pas lojërave të kombëtares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet të ketë reflektim. Sigurisht që asnjë nga ne në fushë, stafi e shikuesit nuk janë të kënaqur me rezultatin e ndeshjes së fundit. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për punë, nga të gjithë ne, dhe jam i sigurtë që do të punojmë, që të bëjmë paraqitje më të mira në ndeshjet e radhës. Por, sikur të mos mjaftonte humbja, situata jashtë fushës së lojës, trajtimi i tifozëve tanë ka lënë një shije të hidhur për ne si lojtarë. Në ndeshjen e fundit u morën masa ekstreme sigurie dhe u krijua një tension i tepruar, çka e vështirësoi jetën dhe lojën për të gjithë ne. Duket i pakuptimtë trajtimi i ashpër i tifozëve tanë./telesport.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz