Siç thekson ai, Mustafa me këtë nuk tregoi asnjë keqardhje por kishte një tendencë të gjejë fajtorin për paaftësinë e tij në të gjitha temat.
Madje Arifi e ka paralajmëruar Mustafën se zgjedhjet po afrohen, pavarësisht se ky i fundit shprehet i bindur që zgjedhje do të ketë vetëm në vitin 2018./Lajmi.net
Postimi i tij në Facebook:
Postimi i Kryeministrit për rastin Dehari ka gjithçka veç ndjenjës njerzore. Asnjë keqardhje por tendencë me gjetë fajtor për paaftësin e tij në të gjitha temat!! E dhimbshme por Isa duhet të përbij faktin se kredibiliteti i asaj që ky e quan “kauzë e rrejshme”:
– U konfirmua nga Gjykata Kushtetuese kur Kryeministri bëri 22 shkelje kushtetuese për asociacionin e komunave serbe
– Jo vetëm vota e opozitës Isë por vota e një numri të madh të partisë tënde dhe të PDK nuk po e kalon demarkacionin sepse është version i gabuar
– Nëse opozita e paska penguar Kryeministrin për demarkacion kush e pengoj për luftën kundër korrupsionit. Lexoje raportin e progresit o Isë ose thuj dikujt tjetër ta lexon për ty. Të ka bo Komisioni “shi” o Isë
– Korrupsioni dhe qeverisja kleptokratike e ka lënë pa viza Kosovën qe pesë vite e jo demarkacioni
– Sa me paftyrësi Kryeministri flet për mospolitizim të rastit Dehari e në po të njëjtin postim me çdo kusht ky tenton ta politizoj rastin por në favor të vetin. Një gjë kemi mësuar të gjithë në rastin Dehari se pavarësisht hetimeve përfundimtare ky sistem i drejtësisë është në agoni totale. Kryeministër Isa është shef i një sistemi të drejtësisë ku dëshmitë sensitive ose vidhen ose publikohen në media si me qenë lajme sportive. Asnjë njeri nuk shkon në përgjegjësi as për këtë e as për asnjë krim nën qeverisjen Mustafa
– Isë zgjedhjet po vijnë shumë ma shpejt se që ke dashtë e ti po shkon siç thotë miku yt me “bisht nën shalë”. Hasta la vista