BallinaLajmePDK me deklaratë për Sami Lushtakun: Sërish do të rikonfirmohet pafajësia e...

PDK me deklaratë për Sami Lushtakun: Sërish do të rikonfirmohet pafajësia e tij

Të ngjajshme

Donnarumma: Kartoni i kuq vendimtar, kështu e ka futbolli

Portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma e ka komentuar...

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dënimit të kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke thënë se dënimi i tashëm i Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët është po aq i pabazuar dhe besojnë se përsëri do të rikonfirmohet pafajësia e tij.

Lexoni të plotë deklaratën e PDK-së

“Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi, ka besuar se akuza për vrasje me të cilën tash e disa vjet ngarkohet kryetari i komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku është një akuzë e pambështetur.

Kjo u konfirmua edhe dje nga vetë gjykata.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dënimi i tashëm i z.Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët, është poaq i pabazuar dhe besojmë se përsëri do të rikonfirmohet pafajësia e z.Lushtaku

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që procesi i mbetur gjyqësor ndaj z.Lushtaku të zhvillohet në përputhje të saktë dhe të plotë me standardet demokratike të drejtësisë, larg çdo tendence të manipulimeve për qëllime që nuk i takojnë drejtësisë. Drejtësia përsëri do të triumfojë”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz