Darijo Srna, kapiteni i Kroacisë, mund të transferohet në janar te Barcelona
Luis Enrique është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Sipas TV3, kandidat për ta përforcuar krahun e djathtët të Barcelonës është veterani kroat, Darijo Srna.
Thuhet se legjenda e Shakhtar Donetskut ka përvojë të madhe në klub dhe përfaqësuesen kroate kështu që do të ishte një zëvendësim i garantuar për Sergi Roberton, përcjell Express.
Por, nëse Srna transferohet në Camp Nou, nuk do të ketë të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve pasi është paraqitur me Shakhtar Donetskun. /Express/