back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeThaçi: Kosova duhet të përfshihet në mekanizmat ndërkombëtar antikorrupsion

Thaçi: Kosova duhet të përfshihet në mekanizmat ndërkombëtar antikorrupsion

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim kreun e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, Shaip Havollin.

Në këtë takim, presidenti Thaçi theksoi se Agjencia Kundër Korrupsionit është një prej mekanizmave më të fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prandaj nevojitet një bashkëpunim edhe më i madh i të gjitha institucioneve dhe autoriteteve hetuese e prokuroriale, me këtë institucion.

“Kemi progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por gjithnjë ekziston mundësia që të bëhet edhe më shumë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, e ka informuar presidentin Thaçi për angazhimin e tij prej marrjes së kësaj detyre të re.

Havolli ka thënë se agjencia po angazhohet maksimalisht për zbatimin e ligjit dhe për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në vend.

Presidenti Thaçi dhe kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë biseduan edhe për shtimin e përpjekjeve, që Kosova të përfshihet në mekanizmat ndërkombëtar antikorrupsion.

“Kosova duhet të përfshihet në mekanizmat ndërkombëtar antikorrupsion”, ka thënë presidenti Thaçi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz