Smartphone-i i ri Android i debutuar nga Google vetëm para pak muajsh është hakuar nga hakerat kinezë në më pak se një minutë.
Smartphone-i u hackua nga një skuadër kapelash të bardha nga Qihoo 360, në konkursin për hack-in PwnFest 2016 në Seoul.
Skuadra Qihoo 360 demonstroi një dëshmi konceptit të shfrytëzimit që përdorte një dobësi zero-day në mënyrë që të arrinte të ekzekutonte kod nga jashtë në smartphone-in shënjestër.
Google do të punojë tani që ta arnojë dobësinë.
Përveç Google Pixel, Microsoft Edge në Windows 10 gjithashtu u hackua në konkursin për hacking PwnFest.
Skuadra Qihoo 360 gjithashtu hackoi Adobe Flash me një kombinim të një dobësie të vjetër zero-daz dhe një të mete në kernel të win32k, për të fituar një çmim prej $120,000.
Detajet e të gjitha shfrytëzimeve do të raportohen në kompanitë përkatëse, kështu që ato të munden të arnojnë softuerin e tyre para se kapelat e zeza ta përdorin për qëllime keqdashëse.



