back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeE çuditshme: Pse familja nuk e vizitonte Astrit Deharin në burg, pa...

E çuditshme: Pse familja nuk e vizitonte Astrit Deharin në burg, pa prezencën e Vetëvendosjes? (Dokumente)

Të ngjajshme

PSG nuk ”fundoset” lehtë, fiton Superkupën e Evropës

Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për...

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia...

PSG tenton të rikthehet në lojë, ngushton rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

PSG e ka ngushtuar rezultatin ndaj Tottenhamit në finalen...

Në disa dokumente që i ka siguruar Gazeta Express, të botuara në mediat e afërta me Lëvizjen Vetëvendosje, është një fenomen mjaft i çuditshëm: Sa herë familja e Deharit e ka vizituar Astritin në burg, ata vazhdimisht kanë qenë të shoqëruar nga një komisar i Lëvizjes Vetëvendosje. Shtrohet pyetja: Pse Vetëvendosje nuk donte që Astriti të takohej vetëm me familjen e tij?

Në këto dokumente të siguruara nga Gazeta Express shihet qartë se në secilën leje të lëshuar nga Departamenti për Krimet e Rënda për vizitë në Qendrën e paraburgimit në Prizren, aty ku kishte qëndruar Astrit Dehari për 68 ditë, vizitat e familjes Dehari u bënë të kontrolluara nga komisarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më datën 9 shtator, qendra e paraburgimit në Prizren u kishte lëshuar leje për vizitë, Avni Deharit (babai i të ndjerit), Xhemile Deharit (nëna e të ndjerit), Arta Boshtraj (bashkëshortja e të ndjerit), Lum Islami dhe Blin Islami.

Vizita e dytë në qendën e paraburgimit u lejua të bëhet më 30 shtator për; Avni Deharin, Xhemile Deharin, Arta Boshtraj, Egzon Balaj (aktivist i Vetëvendosjes).

Vizita e tretë (06.10.2016), Departamenti për Krime të Rënda kishte lëshuar leje për familjarët e Astrit Deharit, Avni Dehari, Arta Boshtraj, i pranishëm ishte edhe Emrush Xhemajli (Koordinatori Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj)

Më 13 tetor, u lëshua leje vizite për; Avni Deharin, Xhemile Dehari, Arta Boshtraj dhe Hekuran Myrtezaj (aktivist i Vetëvendosjes).

Vizita e pestë u bë më 20 tetor nga Avni Dehari, Xhemile Dehari, Arta Boshtraj dhe Brym Maximilian (Profesor i filozofisë që ka ligjëruar disa herë në Vetëvendosje).

As vizita e gjashtë e familjarëve të Astrit Deharit për ta vizituar djalin e tyre në burg nuk mbeti e pa monitoruar nga Vetëvendosje. Më datën 27 tetor, pjesë e vizitës familjare në qendrën e paraburgimit në Prizren ishte i pranishëm edhe zyrtari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Vizita e fundit kishte ndodhur dy ditë para se Astrit Dehari të vdiste në rrethana të pasqaruara.

Edhe më 3 nëntor, familjarët nuk e vizituan Astrit Deharin vetëm në qendrën e paraburgimit në Prizren. I pranishëm ishte edhe Sami Kurteshi – anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ai ka qenë njëri nga të dyshuarit që kreu sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz