BallinaLajmePas homazheve për Deharin, lyhet me ”gjak” billbordi i Thaçit në Tetovë...

Pas homazheve për Deharin, lyhet me ”gjak” billbordi i Thaçit në Tetovë (Foto)

Të ngjajshme

Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendim i pastër politik

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë...

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Dje në Tetovë u mbajt homazh për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në burgun e Prizrenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa metra më larg vendit ku u bënë homazhe qëndron edhe billbordi me informacione për çmimin që Universiteti i Tetovës i dha Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi u dekorua me çmimin e nderit ”Doctor Honoris Causa” nga Universiteti më i vjetër i shqiptarëve të Maqedonisë.

Por, në fotografitë që i janë dërguar Telegrafit në Maqedoni shihet se si billbordi për çmimin e Thaçit është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe që simbolizon gjak.

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga organet se kush mund ta kishte bërë këtë lyerje të billbordit të Thaçit./Telegrafi/

thaci-me-gjak-1

thaci-me-gjak-2

thaci-me-gjak-3

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz