back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDeklaratë e familjes Dehari: Nuk pranojmë telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës i...

Deklaratë e familjes Dehari: Nuk pranojmë telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës i këtij pushteti vrastar

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Familja e Astrit Deharit, i vdekur ditë më parë në Qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana ende saktësisht të paqarta, ka reaguar lidhur me dërgimin e një telegrami ngushëllimi nga presidenti Hashim Thaçi.

Familja Dehari deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve.

Lexoni të plotë deklaratën e familjes Dehari:

“Dje, zyra e të ashtuquajturit President i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t’i lë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur.

Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër.

Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve.

Familjarët e Astrit Deharit

Xhemile, Avni, Albana dhe Arta Boshtraj-Dehari”. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz