Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Quarto, komunë afër Napolit në Itali. Mëngjesin e sotëm, në kishën “Santa Maria” duhet të ishte mbajtur funerali i një 46-vjeçari i cili ndërroi jetë nga një aksident në punë.
Por funerali edhe pse u organizua, u ndalua në procesion e sipër nga policia lokale, për shkak të një gabimi të mjekësisë ligjore e cila kishte kryer autopsinë në trupin e gabuar: Autopsia i ishte bërë një të moshuari të vdekur pak ditë më parë dhe jo 46-vjeçarit.
Ai që kishte vënë re shkëmbimin e trupave ishte një punonjës i kompanisë përgjegjëse të funeraleve që kishte shkuar në morg për të tërhequr trupin. Punonjësi i cili e njihte viktimën në fjalë, raportoi menjëherë incidentin e tmerrshëm të mjekëve, të cilët pasi ri-inspektuan morgun, gjetën trupin e 46-vjeçarit ende aty.
Ndërkohë familjarët dhe të afërmit e terë të 46-vjeçarit ndodheshin në kishë në pritje për të kryer nderimet e fundit të njeriut të tyre të shtrenjtë. /b.l/noa.al/