back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaRegjionaleNdodhë edhe kjo në Vushtrri

Ndodhë edhe kjo në Vushtrri

Të ngjajshme

Sot varroset burri që humbi jetën nga të shtënat me armë në Llapashticë

Bashkim Spahiu, burri që humbi jetën të shtunën nga...

15 vite pas shuarjes, klubi i njohur kosovar fillon përsëri garat

Klubi i njohur kosovar, KF Studenqani ka filluar aktivitetin...

Mbappe komenton mundësinë që Yamal të fitojë Topin e Artë

Kylian Mbappe ka komentuar për herë të parë emrin...

Konjufca ia lë fajin opozitës dhe Kushtetueses: Krizat institucionale nuk vijnë nga qielli

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë mbledhjes së...

 

Policia në Vushtrri, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka ndaluar dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’.

Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë rreth orës 04:00 të datës 7 nëntor 2016, në Vushtrri, në kohën kur një njësitë policore kishin ndaluar veturën me të cilën po udhëtoni tre të dyshuarit, ku gjatë legjitimimit zyrtarët policorë vërejnë se në automjetin e të dyshuarve kishte gjësende të dyshuara, për të cilat nuk kishin sqarime se pse ndodheshin në veturën e tyre.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pompë uji, kaçavidë, pako me molla dhe gjësende tjera.

Personat e arrestuar janë: J. B. 18 vjeçar, F. Z. 20 vjeçar, S. M. 18 vjeçar.

Nga  hetimet e para bëhet e ditur se të dyshuarit vjedhjen e kishin kryer një ditë më parë në një lokacion tjetër.

Tre të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë për vepër penale ‘vjedhje e rëndë ’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz