back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeShërbimi korrektues, del me raport të veçantë për vdekjen Astrit Deharit

Shërbimi korrektues, del me raport të veçantë për vdekjen Astrit Deharit

Të ngjajshme

Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e...

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Arben Vitia e pranon që u intervistua nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar...

Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike, dhe tallja me qytetarët vazhdon

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e...

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i tha Radios Evropa e Lirë, se zyrtarët e Shërbimit Korrektues tashmë janë në Prizren dhe po interesohen për sqarimin e rastit të vdekjes së veprimtarit të LVV-së, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

“Ende nuk është bërë obduksioni. Ende nuk kemi se çka të themi. Një ekip i shërbimit korrektues është atje. Ata dalin me një raport të veçantë. Sot kam drejtuar edhe një ekip tjetër që t’i hetojnë rrethanat”, tha shkurt zoti Zogaj.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet një komunikate, deklaroi se me qëllim të, siç tha, garantimit të transparencës në hetimin e rastit, ka marrë vendim që t’ia mundësojë, ‘përfshirjen e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit Dehari, në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë’.
Në anën tjetër, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë të jashtëzakonshme që ka mbajtur sot ka thënë se vdekja e Astrit Deharit në burg është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e shtetit, transmeton zeri.info.
“Rast i kulluar i montimit politik .Ai ishte akuzuar për terrorizëm mirëpo terrorin po e bënë në fakt ky shtet. Shteti as nuk solli fakte por po i mbanë aktivistët në paraburgim. Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e këtij shteti. Ai së bashku me shokët e tjerë janë terrorizuar tash e 68 ditë me akuza të pabaza”, ka thënë Ymeri, transmeton zeri.info.
Ai ka shtuar se mbështesin plotësisht kërkesën e familjes Dehari për autopsi të plotë të djalit të tyre.
Ndër të tjera Ymeri ka thënë se nuk do të ndalen deri në vënien e drejtësisë në vend.
“Mbështesim kërkesën e familjes Deharit për autopsi të pavarur për të parë shkaqet e vdekjes së Astritit. Ne nuk do të heshtim deri në zbardhjen e rastit dhe vënien e drejtësisë në vend”, ka shtuar lideri i Vetëvendosjes.
Në fund ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy aktivistëve tjerë që kanë mbetur në paraburgim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz