back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeNjihuni me Klintonin e Isniqit dhe Hilarin e Pozhoranit (Foto)

Njihuni me Klintonin e Isniqit dhe Hilarin e Pozhoranit (Foto)

Të ngjajshme

Limaj pjesë e PDK-së?, Beqa: Lista jonë do të jetë me befasi të mira

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka...

Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euroja...

Lëvizja Vatra i bashkohet listës së AAK-së, Elbasan Shabani kandidat në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lëvizja Vatra nga Gjilani i është bashkuar zyrtarisht listës...

E konfirmuar: Xhemajl Hasani kandidon përsëri për deputet

Një nga figurat më interesante në politikën kosovare, Xhemajl...
Hillari dhe Klintoni, kosovarë, dëshirojnë që zgjedhjet presidenciale në SHBA t’i fitojë kandidatja demokrate Hilary Clinton. Ndërsa shqiptarët që jetojnë në Amerikë janë të ndarë në mes të dy kandidatëve, Hillary Clinton dhe Donald Trump. Megjithatë, mbështetja amerikane për Kosovën do të jetë e vazhdueshme, pavarësisht fituesit

Zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen të martën më 8 nëntor në SHBA, po reflektojnë një garë edhe në shtetin më të ri të Ballkanit, në Kosovë.

Një popull që u la anash duke iu nënshtruar një okupimi gjenocidial, shqiptarët e Kosovës, e që gjetën mbështetjen për shpëtimin e tyre tek SHBA-të, atëherë kur president ishte Bill Clinton, tani po shfaqin simpatinë dhe po i drejtohen bashkëkombëseve të tyre të cilët jetojnë në shtetin amerikan që votën e tyre ta hedhin në kutitë e votimit për Hillary Clinton.

Mirënjohja për familjen Clinton në Kosovë është vulosur në emra njerëzish, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në Kosovë një 15-vjeçar, që jeton në Isniq të Deçanit, mban emrin Klinton Osdautaj, ndërsa Hillari Alidema jeton në Pozhoran, fshat i komunës së Vitisë.

Por, vula e këtij mbiemri që personifikon lirinë dhe paqen për shqiptarët e Kosovës gjendet dhe në emërtim të rrugëve, të bizneseve…, ndërsa në hyrje të kryeqytetit kosovar busti i ish-presidentit Bill Clinton tregon se kosovarët do ta ruajnë përjetësisht mirënjohjen për këtë ish-president amerikan.

Madje, tek ky bust qytetarët të cilët jetojnë brenda dhe jashtë Kosovës bëjnë edhe foto.

Por, Clinton këtu nuk shihet vetëm si i përjetësuar në bust, ai llogaritet i gjallë nga ata që bëjnë foto dhe e hedhin atë menjëherë me krenari në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz