Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, e themeluar me 16 Korrik të këtij viti, ka njoftuar se sot në Drenas do të themeloj Degën e saj. “Sot, në Drenas, në Shkollen Fillore “Ali Gashi”, në ora 14:00, do mbahet takimi Themelues i Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Drenas”, thuhet në deklaratën e LSHB-së Dega Drenas. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje kombëtare, që synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.