BallinaLajmeKMDLNJ: Dehari vdiq në kohën e shëtitjes së rëndomtë – pasdite!

KMDLNJ: Dehari vdiq në kohën e shëtitjes së rëndomtë – pasdite!

Të ngjajshme

Olta bëhet gati për palestër, vë në hap ‘asetet’ e saj të bollshme

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmeton në “YouTube”

Ndeshjet zyrtare të Botërorit 2026 do të transmeton live...

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), përmes një kumtese shprehet se është njoftuar me versionin zyrtar të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, lëshuar na Shërbimi Korrektues se “në rrethana të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndërroi jetë në Spitalin e Prizrenit”.

“KMDLNJ, nga burime të saja merr vesh se dyshohet se akti ka ndodhur në kohën e shëtisë së rëndomtë (pasdite), kur tashmë i ndjeri A.D. nuk ka dalur në shëti. Kjo informatë nuk konfirmohet nga zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit. Meqenëse rastin e vdekjes e kanë cilësuar të dyshimtë edhe Prokuroria e Shtetit, KMDLNJ kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional për ndriçimin e rastit dhe po ashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet. Po ashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës. KMDLNJ, shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz