FIFA ka publikuar listën prej 23 futbollistëve kandidatë për fituesin “FIFA Football Awards” që më parë njihej si “Topi i Artë”.
Ajo që bie në sy është se Italia përfaqësohet me vetëm një futbollist. Është portieri i Juves Gianluigi Buffon, që në janari e 2017 mbush 39 vjet!
Për më tepër Buffon është edhe futbollisti i vetëm që përfaqëson Seria A, për dallim nga La Liga dhe Premier League që kanë nga 10 futbollistë të nominuar./Drenicapress.info/
